Liam Payne, një nga anëtarët e njohur të grupit të famshëm One Direction, ka humbur jetën në një incident tragjik në Buenos Aires.
Liam Payne ra në një oborr të një hoteli në Buenos Aires, ka thënë një zyrtar lokal për televizionin lokal.
Alberto Crescenti, kreu i sistemit mjekësor të urgjencës shtetërore, tha se ai u gjet i vdekur në hotelin CasaSur në lagjen Buenos Aires të Palermos, shkruan SkyNews.
Ai nuk pranoi t’i përgjigjet pyetjeve të tjera në lidhje me ngjarjen.
Zoti Crescenti tha se autoritetet po hetonin rrethanat e vdekjes së tij dhe po kryenin një autopsi.
Ndërkohë, fansat dhe ata që e njohën atë po vazhdojnë të mbledhin kujtime dhe nderime për kontributin e tij në muzikë. /Telegrafi/