Telegrafi

Liam Payne pranon problemet në lidhjen me Cheryl: Nuk është gjithçka mirë

(Foto: Getty Images)

Liam Payne është hapur në lidhjen e tij me Cheryl, duke pranuar se çifti kanë problemet e tyre.

“Nuk dua të qëndroj këtu dhe të them se gjithçka është mirë e mbarë”, ka pranuar ai për romancën me Cheryl.

Cheryl dhe Liam në Brit Awards

Dyshja kanë një djalë të vogël, Bear, i cili bëhet një vjeç më 22 mars.

Çifti kanë krijuar kryetitujt e gazeteave së fundmi duke u spekuluar për një ndarje.

“Gjëja më qesharake ishte një javë para se të martoheshim. Javën tjetër ne u ndamë në media”.

“Nuk dua të qëndroj këtu dhe të them se gjithçka është mbarë e mrië, sepse natyrisht se në lidhje kaloni në gjëra të ndryshme dhe kjo është tipike për një lidhje”.

“Por, ne kalojmë nëpër këto gjëra bashkë si familje dhe kjo është gjëja më me rëndësi për mua”, u shpreh Liam për spekulimet.

Intervista e Liam Payne u publikua më 22 mars në ES Magazine

Liam, 24 vjeç dhe Cheryl 34 vjeçare, e filluan romancën e tyre më herët në vitin 2016, pasi kjo e fundit isht endarë nga Jean – Bernard Fernandes Versini.

Muaj më parë u spekulua se Liam ka nisur një romancë të fshehtë me Rita Orën, derisa u shuan spekulimet pasi këngëtari u paraqit me Cheryl në Brit Aëards. /Telegrafi/