Pjesëtari i grupit “One Direction”, Liam Payne, ka treguar për herë të parë vuajtjet që përjetoi pas audicionit të parë të dështuar në 2008.
Ai para se të mbërrinte famën kishte punuar në kompaninë e ushqimeve të shpejta, McDonald’s, aty ku u përball edhe me ofendime, shkruan Mirror. Duke treguar për “Jordan Stephens’ Spotify“, Liam pranoi se kur ishte vetëm 15 vjeçar, njerëzit e poshtëronin në rrugë duke i bërtitur dhe duke e sharë.
Përkundër faktit se ai ishte një adoleshent dhe tentoi për vite me radhë të arrinte në krye të listës, Liam nuk pati sukses, andaj njerëzit filluan ta shihnin si një dështim të vërtetë.
“Njerëzit do të talleshin me mua në rrugë dhe të gjitha llojet kur unë isha, si 15 ose 16 vjeç. Unë dikur shkova në McDonald’s kur isha 16 vjeç dhe u ngrita për të porositur gjërat e mia, shkova të ulem me vajzën me të cilën isha në atë kohë dhe një grup i vogël në krye të shkallëve bërtitnin, ‘X Factor refuzon'”.
“Atëherë i gjithë restoranti po më shikonte. Ishte një moment me të vërtetë i urryer, si me thënë,‘Oh, tani e di se si do të humbasësh famën”.
Ndërsa thashethemet për një ribashkim të “One Direction” lundrojnë në botën e spektaklit, 26-vjeçari ndau mendimet e tij pse e ndjen grupin të ndarë.
Kjo mund të nënkuptojë që djemtë janë përfundimisht të gatshëm të ribashkohen për përvjetorin e tyre të dhjetë, pasi shënohet një dekadë që kur gjetën famë në X Factor në 2010. /Telegrafi/