Liam Payne dhe e fejuara e tij, Maya Henry, dukeshin të mahnitshëm ndërsa shijuan një mbrëmje në klubin ‘Tape London’ të shtunën, duke kremtuar ditëlindjen e 27-të të këngëtarit.
Dyshja, fejesa e të cilave u zbulua ekskluzivisht nga MailOnline javën e kaluar, u shfaqën tejet të lumtur teksa po mbanin duart, me modelen Maya, 20 vjeçare, e cila shfaqi me krenari unazën e fejesës – që kushtoi hiç më pak se tre milionë funta.
Krijuesi i hitit “Strip That Down” zgjodhi një kostum blu për mbrëmjen, kurse Henry u shfaq glamuroze në fustanin e zi të prerë anash.
Djaloshi i ditëlindjes mbeti i surprizuar në momentin kur hyri në lokal dhe pa në tavolinë një tortë të madhe.
MailOnline ndërkohë zbuloi ekskluzivisht se Liam dhe Maya ishin fejuar javën e kaluar, pas takimeve për dy vite radhazi.
Një burim i afërt me ‘zogjtë e dashuruar’ më parë i tha MailOnline se ata ishin ‘padyshim ende një çift dhe janë shumë të lumtur së bashku’.
Të tilla ishin përpjekjet e tyre për të shijuar një romancë private, saqë dyshja nuk u panë në publik së bashku për disa muaj.
Çifti filluan lidhjen në gusht 2018 menjëherë pas ndarjes së Liam nga Cheryl, 37 vjeçare, me të cilën ndan djalin tre vjeçar, Bear.
Sidoqoftë, ata ia vunë sytë njëri-tjetrit shumë vite më parë, që kur Maya ishte 15 vjeçe, si fanse e grupit “One Direction”. /Telegrafi/