Këngëtari i njohur, Liam Payne, është hapur për herë të parë rreth fejesës së tij me Maya Henry.
Ish-pjesëtari i grupit “One Direction” ka thënë se është mjaft i lumtur, pasi kaloi dy vjet në lidhje më të dashurën e tij, shkruan The Sun.
“Ne jemi me të vërtetë të lumtur”, ka treguar ai në një intervistë në Good Morning America.
Mes tjerash, artisti shtoi: “Gjatë javës së kaluar, pata ditëlindjen, djali im shkoi në shkollë për herë të parë, kështu që ka shumë gjëra të para për mua, që janë të mrekullueshme”.
Liam i propozoi të dashurës së re me një unazë diamanti, vlera e së cilës arrin deri tre milionë dollarë.
Dyshja gjatë javës që lam pas, janë parë duke dalë nga një darkë romantike, e cila u mbajt në një restorant të Londrës.
Për herë të parë çifti i ri u takuan në vitin 2018, pasi Liam u nda nga partnerja e tij, Cheryl, me të cilën ndan një djalë. /Telegrafi/