Fansat e “One Direction” janë në ankth këtë kohë pasi duket se grupi i tyre i preferuar mund të rikthehet së shpejti.
Banda e djemve theu zemrat në vitin 2015, ndërkohë që u ndërpre pas largimit të njërit prej anëtarëve, Zayn Malik.
Por, tani ka një shpresë.
Fansat në rrjetet sociale vunë re se llogaritë zyrtare që i përkasin anëtarëve Harry Styles, Liam Payne, Louis Tomlinson dhe Niall Horan kanë filluar të ndjekin edhe njëherë llogarinë e Malik.
Të dielën, Payne u shfaq ‘live’ në Instagram me bashkëpunëtorin e tij të fundit muzikor, DJ-në e njohur suedez, Alesso.
Përveç bashkëpunimit të tyre, Liam ndër tjerash zbuloi se shumë prej anëtarëve të “One Direction” janë aktualisht në Londër dhe janë përpjekur të rregullojnë takimet e tyre me ‘Facetime’.
“Nuk mund të them shumë…”, ka qenë një ndër përgjigjet e Payne.
Nëse kthehemi në 2017, Horan shpresoi për një ribashkim të grupit, i cili mbase përfundimisht mund të ndodh këtë vit. /Telegrafi/