Këngëtari i njohur, Liam Payna, që disa kohë me radhë është duke u kujdesur me Cheryl për djalin e tyre.
Pasi dyshja u ndanë, Cheryl dhe Bear po jetojnë në Londër, kurse artisti po vazhdon jetën me të fejuarën në Amerikë, shkruan Daily Star.
Për gjatë pandemisë coronavirus, ai e kishte pasur të vështirë ta vizitonte të voglin, kurse tani i është pamundësuar edhe më shumë.
Një gjë e tillë ka ndodhur pasi këngëtari ka frikë se mos rezulton pozitiv me virus, gjë që rrezikon shëndetin e familjarëve të tij.
“Është e vështirë në këtë kohë, pasi gjithmonë sigurohem të rezultojë negative sa herë që e vizitoj”, është shprehur ai.
Ndërkaq, së fundmi ai është duke qëndruar në Buckinghamshire me të fejuarën, Maya Henry. /Telegrafi/