Site icon Telegrafi

Liam Payne duket elegant në kostum të zi, ndërsa dhuron 40 mijë funte për fëmijët me aftësi të kufizuar

Këngëtari i famshëm britanik, Liam Payne, rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve të enjte në tapetin e kuq të “Butterfly Ball”.

Teksa bënte rrugën për “Grosvenor House Hotel” në Londër ku edhe po zhvillohej eventi, Liam Payne dukej mjaft elegant i veshur me një kostum të zi, teksa dhuroi 40 mijë funte për fondacionin “Caudwell Children”.

Liam Payne në ngjarjen e bamirësisë “Caudwell Children Butterfly Ball 2019” (Foto: Jeff Spicer/Getty Images/Guliver)

Këto para iu dhurohen për bamirësi fëmijëve në nevojë, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Ylli i “One Direction”, 25 vjeç, kompletoi pamjen e tij me një palë këpucë të zeza elegante, të lustruara bukur, para se të premtonte fondet e tij për të blerë dy karrige me rrota të fëmijëve me nevoja të veçanta, të cilat kushtojnë rreth 20,000 funte secila.

Liam Payne në ngjarjen e bamirësisë “Caudwell Children Butterfly Ball 2019” (Foto: Jeff Spicer/Getty Images/Guliver)

“Caudwell Children” është një nga ngjarjet më të folura bamirëse të vitit; një event që mbledh fonde për fëmijët me nevoja të veçanta, duke iu siguruar atyre mbështetje praktike dhe emocionale. /Telegrafi/

Liam Payne në ngjarjen e bamirësisë “Caudwell Children Butterfly Ball 2019” (Foto: Jeff Spicer/Getty Images/Guliver)

 

Liam Payne në ngjarjen e bamirësisë “Caudwell Children Butterfly Ball 2019” (Foto: Jeff Spicer/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version