Këngëtari i grupit të dikurshëm One Direction, Liam Payne i është bashkuar një grupi bamirësie për t’i ndihmuar atyre që kanë mbetur pa ushqim si rezultat i pandemisë coronavirus.
Ai së bashku me organizatën bamirëse, Trussell Trust, do të ofrojnë rreth 360.000 shujta ushqimi në rajonin e tij, në Midlands, shkruan Daily Mail.
Duke dashur të ndihmojë ata që kanë nevojë, Liam ka thënë: “Nuk është e drejtë që dikush në vendin tonë nuk është në gjendje të sigurojë ushqim. Organizatat humanitare janë duke bërë një punë të jashtëzakonshme duke u dalë në mbështetje atyre që kanë nevojë”.
Kjo që po e bën këngëtari do të ndihmojë në mbështetjen e 100 organizatave, në Birmingham, Stoke-on-Trent, Coventry, Sheffield, Nottingham dhe Bristol, si dhe qendra të tjera në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.
Liam ishte në mesin e atyre që mbështetën dhe punëtorët e kujdesit shëndetësor, të cilët aktualisht janë duke punuar në parandalimin e përhapjes së pandemisë coronavirus. /Telegrafi/
A huge thank you to @LiamPayne for this amazing support – he's helping #foodbanks in our network provide 360,000 meals to people in crisis during the #covid19 outbreak! Read more here https://t.co/d9KdJfkJUi
— The Trussell Trust (@TrussellTrust) March 27, 2020