Liam Payne dhe e fejuara e tij, Maya Henry, duket se janë duke kaluar kohët e tyre më të mira.
Kështu, Liam ditën e djeshme (e premte) kishte vendosur që të dërgojë Maya të shikonte një film, shkruan Daily Star.
“After” mbante titullin filmi, për të cilin Liam mbeti i habitur se si karakteret ishin të bazuara në pjesëtarët e grupit One Direction.
Ai tregoi se nuk e dinte se për çka bëhej fjalë, ndërsa pasi e shijuan deri në fund, dyshja e kuptoi rrjedhojën e tërë.
Derisa zbuloi karakteret e bazuar në bashkëpunëtorët e tij, çifti kishin ndarë edhe disa momente intime gjatë ndejës.
Vlen të përmendet se këngëtari i propozoi fejesë 20-vjeçares në verë të këtij viti, me një unaze me vlerë prej tre milionë dollarë. /Telegrafi/