Site icon Telegrafi

Liam Payne ndihmoi ish-të dashurën, Cheryl të blejë rezidencën 3.7 milionë dollarëshe

Liam Payne edhe pse pas ndarjes me Cheryl, vazhdon të ndihmojë atë për shkak të djalit që kanë së bashku.

Së fundmi është raportuar se Payna i ka ndihmuar artistes për të blerë rezidencën, vlera e së cilës arrin 3.7 milionë dollarë, shkruan Mirror.

Cheryl në anën tjetër u shpërngul në shtëpinë e re në mars të vitit 2019, për të cilën e ndihmoi Liam.

Foto: Mirror

Më parë dyshja jetuan në një rezidencë 5.2 milionë dollarëshe, deri në qershor të vitit 2018, atëherë kur edhe u ndanë.

Bukuroshja brune po ashtu ka nën përkujdesje djalin e tyre, Bear, çka e bën edhe më njerëzore ndihmën e Liam.

Foto: Mirror

Ndërkohë, pjesëtari i grupit “One Direction” është i fejuar me 20 vjeçaren, Maya Henry. /Telegrafi/

Exit mobile version