Liam Payne është ndarë nga e fejuara e tij, Maya Henry.
27-vjeçari vet e ka bërë të ditur ndarjen, ndërsa ishte i ftuar në “Diary of a CEO”, shkruan Daily Mail.
Ai ka thënë se i duhet kohë për të punuar më shumë me veten, por në të njëjtën kohë pranon se është i lënduar.
“[Ndarja] Kjo më bezdis. Thjesht nuk kam qenë shumë i mirë në marrëdhënie. Dhe unë e di se cili është modeli im i gjërave”, është shprehur ai.
Çifti ishte fejuar në gusht të vitit 2020, derisa Liam i propozoi bukuroshes me një unazë që kushton tre milionë dollarë.
Dyshja në anën tjetër filluan që të shohin njëri tjetrin në vitin 2018, pasi artisti ishte ndarë nga partnerja Cheryl, me të cilën ndan një vajzë. /Telegrafi/