Liam Neeson është në negociata për t’iu bashkuar Chris Hemsworthit dhe Tessa Thompsonit në filmin “Men in Black” të Sony, tregojnë burimet për “Variety”.
F. Gary Gray, i cili më parë drejtoi “Straight Outta Compton” dhe “The Fate of the Furious”, është në bord për të drejtuar filmin e ri.
Studio e shpejtoi projektin këtë vjeshtë, duke vendosur që Matt Holloway dhe Art Marcum të bëjnë skenarin ndërsa në ekranet e mëdha të kinemave do të shfaqet më 17 Maj të vitit 2019.
Më parë në rolet kryesore janë shfaqur Will Smith dhe Tommy Lee Jones, të cilët luajtën agjentë të një organizate sekrete dhe mbrojnë tokën nga djemtë e këqij të intergalaktikës.
Filmi i parë ishte një goditje e madhe në vitin 1997, e cila detyroi që të xhirohen edhe dy filma të tjerë.
Neeson pritet të luajë rolin e të parit të degës së agjencisë në Britani të Madhe, ku do të portretizoj Rip Tornin.
Aktorin 65-vjeçar do ta shohim edhe në filmin e Steve McQueenit ” Widow”, i cili pritet të shfaqet gjatë këtij viti. /Telegrafi/