Telegrafi

Liam Neeson ka humbur peshë në mënyrë drastike, shikoni si duket (Foto)

Aktori i njohur i Hollywoodit, Liam Neeson, së fundmi ka qenë i ftuar në premierën e filmit Wilderpeople”, gjersa ka ‘tronditur’ gjithë opinionin kur është shfaqur në parakalimin e tapetit të kuq.

Liam ka humbur shumë në peshë, dhe kostumi i zi që kishte zgjedhur për të veshur, e bënte të dukej në mënyrë të tmerrshme, raportojnë kritikët e modës.

Aktori 64 vjeçar ka treguar se arsyeja pse ka humbur kaq shumë peshë ka qenë roli i tij i fundit në filmin “Martin Scorcese’s Silence”, pasi regjisorët i kishin kërkuar atij të zbriste më shumë se 20 kilogramë.