Site icon Telegrafi

Liam Hemsworth e lë gojëhapur Miley Cyrusin

Liam Hemsworth dhe Miley Cyrus janë paraqitur për herë të parë pas dasmës publike të shtunën, më 26 janar.

Dhe aktori u tregua më romantik se kurrë, natyrisht nuk ka mundur ta zhgënjejë gruan e tij të re.

“Është e gjitha e mrekullueshme dhe ndihem shumë me fat që jam me ty”, tha 29-vjeçari për Extra në galerinë e G’Day USA Los Angeles në Culver City të Kalifornisë.

Ish ylli i Disney Channelit dhe Hemsworth kurorëzuan lidhjen në një ceremoni intime në Nashville në dhjetor të vitit 2018.

“Nuk ishte e vështirë [ta mbanim ceremoninë private] – kemi një grup të vogël shokësh”, shpjegoi ai.

Çifti u takua me grupin e filmit Nicholas Sparks në vitin 2009, “The Last Song”. Kur u pyetën nëse planifikojnë të punojnë së bashku përsëri në të ardhmen, thashethemet filluan të rrjedhin.

Ndryshe, dyshja është duke punuar në projekte të ndryshme filmike që do të shfaqen shumë shpejt në ekranet e mëdha të kinemave botërore. /Telegrafi/

Exit mobile version