Telegrafi

Liam Gallagher e takon për herë të parë vajzën e tij 19-vjeçare që pas lindjes

LONDON, ENGLAND - NOVEMBER 07: Liam Gallagher performs during a secret Absolute Radio gig at Bethnal Green Working Men's Club on November 7, 2017 in London, England. (Photo by John Phillips/Getty Images)

Liam Gallagher më në fund e ka takuar vajzën e tij, Molly Moorish, pothuajse dy dekada pasi që ka lindur.

Ish-këngëtari i bendit “Oasis”, publikoi një foto bardhezi prapa skenës në një koncert të Rolling Stones në Londër, teksa shihet së bashku me Mollyn dhe dy djemtë e tij, Lennon, 18 dhe Gene, 16 vjeç.

Fotoja vjen gati një vit pasi Gallagher pranoi në “GQ” se nuk kishte “kohë” për të takuar Mollyn, duke shpjeguar se nuk u bashkua me nënën e saj, këngëtaren Lisa Moorish.

Gallagher dhe Lisa ishin në lidhje për dy vjet para se ajo të mbetej shtatzënë me Mollyn, shkruante Lisa në Instagram.

Molly, një modele, gjithashtu publikoi figurën e Liamit. Ajo shtoi titullin “As You were” – një frazë që është gjithashtu emri i albumit më të fundit tëbritanikut.

Ndryshe, artisti është duke punuar në projekte të reja muzikore dhe do të mbajë koncerte të ndryshme. /Telegrafi/