Lia Stublla ka realizuar koleksionin e saj më të ri të fustaneve.
Ky koleksion, i cili mban titullin “Le passé” përfshin 12 fustane të një stili.
Dizenjatorja për Telegrafin zbuloi se fustanet janë inspirim i kohës së shkuar dhe se emri i është vendosur në gjuhën frënge pasi ky stil për herë të parë është punuar nga një dizenjator franqez.
Veç “Le passé”, Lia është duke punuar edhe rreth një koleksioni tjetër, i cili pritet të prezantohet shumë shpejt po ashtu përmes një fotosesioni./Telegrafi/.