Telegrafi

Lia Stublla me koleksion të ri

Bëhet fjalë për një koleksion mjaft atraktiv, që është shfaqur më mirë me anë të një fotosesioni të realizuar nga një prej fotografëve më të mirë në Evropë, Arton Humolli.

Pallto të shkurtra me dekolte po ashtu mjaft tërheqëse dominojnë këtë koleksion, që e bën bukurinë e gjinisë femërore të mos jetë nën hije, përkundër stinës së ftohtë.

Më poshtë sjellim disa fotografi të këtij koleksioni, por më gjërësisht mund ta shikoni në faqen zyrtare të Lias në Facebook. /Telegrafi/