Site icon Telegrafi

Lia Stublla befason me ofertën e re një vjeçare në “Çarshi”

Kreatorja kosovare, Lia Stublla, vazhdon të jetë një prej stilisteve më të përzgjedhura në vend.

Së fundmi, ajo është kujdesur që në ofertën e saj të re të ofrojë çmime mjaft të volitshme për xhepin e kosovarëve.

Nga 1 tetori 2018 deri më 1 tetor 2019, dyqani i saj i dytë me lokacion në ‘Marigona Residence’ do të jetë vendi ku mund të gjeni fustanet e koleksioneve të kaluara.

Këtu përfshihen edhe fustanet që dikur ishin pjesë e “Lia Stublla x FashionAve” në formë ‘outleti’ siç i gjejmë nëpër markat e mëdha në botë.

Fustanet e stilistes në “Çarshi” i gjeni me çmim prej 49 deri në 399 euro.

Ndërkohë, fustanet tjera mund të gjenden në atelien e saj në kryqytet, në lagjen Arbëria.

Mesa duket edhe për fundvit, kreatorja Stublla do të ofrojë shumë befasi për klientët e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version