Numri i të prekurve nga sëmundja e lisë së dhenve në rajonin e Kriva Pallankës dhe të Rankovcit vazhdon të ulet, nga muaji në muaj, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas të dhënave të Njësisë rajonale të shërbimit higjieno-epidemiologjike pranë Qendrës për shëndet publik në Kriva Pallankë, numri vazhdon të ulet, kusre vetëm në muajin maj ka patur 19 të prekur të rinj.
Përndryshe, në janar të këtij viti këto komuna u përfshinë nga përhapja e lisë së dhenve dhe u prekën 72 persona./Telegrafi/