Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, shprehet e shqetësuar me dhunën e përdorur nga ana e Policisë se Republikës se Kosovës ndaj demonstruesve në fshatin Mushtisht të Suharekës, me rastin e tentimit të vizitës në këtë fshat nga ana e një grupi serbësh.
“Ne, edhe me parë kemi shprehur shqetësimin tonë për rikthimin në këtë fshat të atyre serbëve që sipas banorëve vendas kanë kryer krime në këtë rajon, andaj e ripërsërisim qëndrimin tonë se në Kosovë nuk kanë vend ata që kanë kryer gjenocid kundër shqiptarëve të Kosovës”, thuhet në reagimin e LHK pas ngjarjeve të fundit të raportuara nga fshati Mushtitsht.
Anëtarët e “Ali Hadri” i bëjnë thirrje faktorit vendor e ndërkombëtarë që të mos provokohet situata me rikthimin në Kosovë të atyre serbëve që kanë gisht në dhunë, vrasje, maltretime e shantazhe ndaj popullsisë vendase shqiptare ngase kjo nuk e pranueshëm dhe është akt kundër vlerave fondamentale të tolerancës se krijuar me shekuj tek shqiptarët.