Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan ka bërë thirrje për unitet politik në Kosovë, pasi siç thonë vendi ynë ndodhen para një udhëkryqi të madh.
“Ne bëjmë thirrje për formimi sa me të shpejtë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, sepse popullin dhe shtetin tonë e presin shumë punë. Qeveria e re, duhet të fokusohet tek hapja e vendeve të reja të punës, pastaj tek perspektiva evropiane e Kosovës dhe integrimet euro-atlantike, si dhe në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në deklaratën e Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”.
Deklarata e plotë e LHK “Ali Hadri”:
Në Kosovë duhet unitet politik, vendi ynë ndodhen para një udhëkryqi të madh
Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, është duke e përcjell me interes të madh zhvillimet e fundit të vendin tonë, përkitazi me themelimin e institucioneve të reja të dalë nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit të vitit 2019.
Ne, bëjmë thirrje për formimi sa me të shpejtë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, sepse popullin dhe shtetin tonë e presin shumë punë. Qeveria e re, duhet të fokusohet tek hapja e vendeve të reja të punës, pastaj tek perspektiva evropiane e Kosovës dhe integrimet euro-atlantike, si dhe në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, konsideron së vendi i ynë ndodhet në një udhëkryq të madh, ngase vendi ynë ndodhet para inavzionit politik rus e serbe, kur dihet se shteti serb ende nuk e ka ndalur fushatën për tërheqjen e njohjeve nga shtetet e ndryshëm në adrese të Republikës së Kosovës.
Liderët e partive politike në shtetin tonë, duhet të unifikohen për çka ne ju bëjmë thirrje që të i tejkalojnë inatet politike dhe të jene unik në kundërshtimin dhe shtimin e ndikimit ruso-serb në Kosovë e rajon, dhe për të u përgatitur në përballjen e madhe midisi shqiptarëve e serbëve, përballje kjo që po paralajmërohet më një Marrëveshje “historike” midisi Kosovës e Serbisë.
Ne rikujtojmë se : Historia na tregon se çdo marrëveshje nder shtetërore midis popujve të hasmuar nëpër shekuj e të vrarë e sakatosur është e dhimbshme, por ne ritheksojmë se Kosova nuk ka tokë për të humbur, sepse çdo here nëpër histori ne kemi dhëne me së shumti se çdo popull dhe etni tjetër. Andaj, neve na duhet unitet e bashkim, jo ndasi e përçarje. Andaj, bashkohuni sa është herëte, se dikur është vonë. Historia dhe populli një ditë do të gjykon. Gjykimi i historisë dhe popullit është i pafalshëm, i drejtë dhe i pakthyeshëm.
Politika antishqiptare e shtetit serb është e pa ndalshme kundër Kosovës, ajo u pa edhe dje në Konferencën për shtyp në Beograd midis të emëruarit të Presidentit amerikan dhe Presidentit serb, ku ky i fundit nder të tjera theksoi se nuk do të ndalet fushat për tërheqjen e pavarësisë së Republikës së Kosova nga vendet e ndryshme.
Është koha që Kosova të ketë një platforme karshi shtetit serb sepse stuhia e madhe midis Kosovës e Serbisë është duke u ofruar. Bashkohuni. /Telegrafi/