Telegrafi

LG zyrtarizon Optimus 3D Cube

LG Optimus 3D Cube posedon ekranin e ndjeshëm IPS LCD me 4.3 inç, procesorin dual core 1.2GHz, si dhe Android 2.3 Gingerbread.

Karakteristikat tjera të LG Optimus 3D Cube përfshin edhe kamerën e pasme me 5 mega-piksel, e cila mund të bëjë foto në formatin 3D, si dhe të incizojë video në 2D dhe 3D.

Për më shumë, LG Optimus 3D Cube vjen edhe me opsionin LG Tag+ NFC, baterinë 1520mAh, ndërsa detajet tjera të këtij modeli pritet të bëhen publike në MWC 2012. / Telegrafi /