Telegrafi

LG zbulon telefonin me ekran të lakuar, i cili do të debutojë në nëntor

Muajin e kaluar Samsung kishte thënë se do të prezantojë një model të ri të telefonit të mençur me ekran të lakuar gjatë muajit tetor, pasi që prodhuesi më i madh i telefonave mobil është duke kërkuar të vendos ritmin e inovacionit në harduer gjatë kohës kur rritja e telefonave të mençur tani është më e ngadalshme.

Tregu i telefonave me ekran të lakuar është në fazë të hershme të zhvillimit por këto modele të telefonave lejojnë palimin e ekranit, ndërsa ky lloj i ekranit pritet që të krijojë edhe pajisje të reja me forma të reja, për ta ndryshuar rrënjësisht gjithë tregun e pajisjeve mobile.

Sot LG ka thënë se ka filluar me prodhimin e telefonit me ekran të lakuar me diagonale prej 6 inç. Në janar të këtij viti, Samsung, kompania e cila e kishte kaluar rivalin e saj Apple si udhëheqës global i telefonave të mençur mobil, pati prezantuar një prototip të produktit me ekran fleksibil./ Telegrafi /