Telegrafi

LG zbulon disa specifika të G6! (Video)

LG pritet të lansoj telefonin e tyre të ri LG G6 në ngjarjen teknologjike MWC gjatë muajit të ardhshëm dhe tashmë kompania ka filluar të sjell detaje të ndryshme mbi këtë pajisje.

Në një video të shkurtë të krijuar nga LG, kompania ka pyetur njerëzit e zakonshëm për telefonin e tyre ideal. Përgjigjet e tyre përfshijnë një telefon me ekran të madh dhe të lehtë për t’u përdorur, rezistencë ndaj ujit dhe kamerë të shkëlqyeshme.

Kështu, mund të nënkuptohet që LG G6 të ketë të gjitha këto atribute.

LG tashmë ka përmendur se nuk do të sjell dizajnin modular në LG G6, dhe telefoni pritet që të ketë ekran QHD+ me madhësi prej 5.7 inç dhe rezolucione prej 2880×1440.

Pajisja pritet që poashtu të sjell kamerat ‘dual’ me një lente të këndit të gjerë.