Telegrafi

LG X Power ka diçka të veçantë dhe kushton vetëm 160 dollarë!

Operatori amerikan Cricket Wireless do të fillojë shitjen e LG X Power më 26 gusht.

Sikurse sugjeron emri, LG X Power ka një tipar të veçantë: bateri të kapacitetit shumë të lartë.

Telefoni ka ekran prej 5.3 inçëve dhe bateri prej 4,100 mAh. Specifikat e tjera janë mjaft të zakonshme mirëpo pajisje vjen me një çmim shumë të volitshëm, prej vetëm 160 dollarëve.

LG X Power ka ekran prej 1280 x 720 piksel, RAM memorie prej 2GB, hapësirë ruajtëse prej 16GB dhe procesorin katër-bërthamësh MediaTek MT6735.