Telegrafi

LG X-note P210

Dimensionet e kompjuterit janë 299 x 192 x 21 milimetra, pesha është 1.3 kilogramë, e në të është integruar procesori 1.33 gigahercësh Core i3-380UM, 4 GB RAM, grafika e Intel, disku 320-gigabajtësh dhe Bluetooth 3.0. Në mënyrë alternative, laptopi vjen edhe në versionin me procesorin Core i5-470UM.

X-Note P210 do të shitet me versionin 64-bitësh të Windows 7 Home Premium, e në tregun korean del gjatë shkurtit të vitit të ardhshëm. Çmimi, në versionin bazik, i përllogaritur i bie afro 850 euro. /Telegrafi/