Telegrafi

LG V30 vjen së shpejti

LG ka dërguar ftesa për shtyp për ngjarjen e tyre në IFA Berlin, që do të mbahet më 31 gusht 2017 dhe kompania do të zbulojë modelin esaj të ri të telefonit – LG V30.

IFA 2017 zhvillohet në Berlin nga data 1 shtator deri më 6 shtator dhe ne presim të shohim një gamë të gjerë të pajisjeve të reja në këtë ngjarje.

Janë dëgjuar shumë thashetheme për LG V30, ndërsa telefoni pritet të mundësohet nga procesori Qualcomm Snapdragon 835 dhe vjen me 4GB ose 6GB RAM.

LG V30 pritet të marrë një numër përmirësimesh mbi LG V20 dhe ne presim që telefoni të shfaqë një konfigurim të dyfishtë të kamerave, sikurse V20.