Telegrafi

LG V30 paraqitet në një video

Në sajë të një videoje që u zbulua dhe u hoq menjëherë nga YouTube nga Gizmodo, por jo para se disa njerëz të bënin disa foto, ne tani kemi një vështrim të detajuar për telefonin më të ri të LG-së.

Përkatësisht modelit premium të LG – LG V30. LG V30 është pasuesi i LG V20 që është zbuluar më parë dhe tani duket sikur ky model është një kombinim i telefonit V20 dhe LG G6.

Për fat të keq, asnjë specifikim nuk është zbuluar ende, përveç këtyre pamjeve të pakta të marra nga video e lëshuar e LG V30.

Le të shpresojmë që LG mund të kthehet nga performanca e dobët të shitjeve të saj nga njësia mobile e biznesit me modelin e ri të telefonit – LG V30, kur i njëjti do të lansohet më vonë këtë vit.

LG do ta prezantojë zyrtarisht telefonin e ri V30 gjatë panairit – IFA 2017 në shtator 2017.