Telegrafi

LG V20 vjen në shtator?

Javën e kaluar LG lëshoi disa detaje tërthorazi mbi pasuesin e modelit të telefonit V10 dhe tani kompania ka sjellur më shumë detaje.

Telefoni i ri do të quhet V20 dhe thuhet se do të jetë pajisja e parë që përdor Android 7.0, të njohur ndryshe si Android Nougat.

Këto janë fjalët e pakta që LG ka deklaruar për V20 duke përmendur poashtu se pajisja do të lansohet në shtator.

V10 kishte debutuar në tetor të vitit të kaluar me disa tipare të pazakonta si ekranin e dytë dhe dy kamerat frontale.