Telegrafi

LG V20 – telefoni i parë në Android Nougat

Pak ditë më parë LG prezantoi modelin më të ri të telefonit të saj, të quajtur v20.

Nuk u dhanë shumjë detaje për këtë model, përveç se u tha se pasuesi i V10 gjithashtu do të fokusohet në funksionet e audios dhe multimedias.

Por LG deklaroi se V20 do të jetë pajisja e parë në Android Nougat, versionin më të ri të sistemit operativ të Google.

Kompania jugkoreane gjithashtu tha se modeli i saj më i ri i telefonit do të lansohet në muajin shtator.