LG Wing tregon një dizajn të ri të guximshëm që mund të jetë e ardhmja e telefonave inteligjentë
Javën e kaluar, doli një video e një telefoni inteligjent nga LG që tregonte një qasje inovative ndaj teknologjisë me ekran të dyfishtë në epokën e telefonave të palosshëm – si Galaxy Z Fold 2 , Galaxy Z Flip dhe Microsoft’s Surface Duo.
Dizajni radikal demonstron një mënyrë alternative për zgjidhjen e pengesave që mund të hasen, ndërsa emri ka të ngjarë të frymëzohet nga faktori i tij unik i formës; LG Wing.
I përbërë nga dy panele, ekrani i përparmë ndryshon pozicionin dhe së bashku me ekranin poshtë mund të krijojnë një formë T që të kujton LG VX9400 – telefoni i miliarderit Tony Stark, transmeton Telegrafi.
Sarang Sheth disenjator nga Yanko Design tha se përdoruesit e inteligjentë kanë më shumë gjasa të bëjnë shumë detyra në telefonat e tyre kur ata paraqiten me panele që janë të ndara dhe të dallueshme nga njëri-tjetri – si Surface Duo – sesa një pajisje që thjesht ofron një ekran më të madh.
Është interesante të shohësh rrugët e ndryshme që prodhuesit e telefonave inteligjentë po bëjnë, në përpjekjen e tyre për të kapërcyer kufijtë e teknologjisë në zhvillim, ndërsa eksperimentojnë me dizajne të jashtëzakonshme dhe emocionuese.
LG Wing ka një ekran të përparmë 6.8 inç dhe panel të pasëm 4 inç dhe ka një Snapdragon 765 ose 765G. /Telegrafi/