Site icon Telegrafi

LG – televizori më i madh LED 3D

Sipas paralajmërimeve nga LG, ky prodhues në panairin CEC do të ketë televizorin më të madh 3D me ndriçim LED të prapavijës. Bëhet fjalë për modelin 72-inçësh me shenjën dalluese LZ9700.

Televizori ka ekran 400-hercësh TruMotion, qasje në shërbimet e internetit për video dhe shërbimin e LG-së për marrje të aplikacioneve për televizorë. Teknologjia Smart Share mundëson streaming të thjeshtë të përmbajtjeve nga pajisjet kompatibile DLNA dhe USB. Pritet që ky televizor, së paku në tregun korean, të del në shitje gjatë fillimit të vitit të ardhshëm.

Po ashtu, është paraqitur edhe pajisja mobile Mobile DTV e përshtatshme për përdorim në automjete. Pajisja do të jetë në gjendje të kapë sinjalin edhe gjatë lëvizjes së automjetit me shpejtësi prej 200 kilometrash në orë, gjersa do të ofrojë pamje tredimensionale pa pasur nevojë të përdoren syzet speciale. /Telegrafi/

Exit mobile version