Telegrafi

LG të prezantojë orën e mençur G Health, vitin e ardhshëm

Me këtë emër, LG do ta përcjell linjën e saj të pajisjeve mobile nën shkronjën “G”, të cilën e ka përdorur edhe për telefonin e saj të mençur, LG G2 dhe fabletin e saj të ri me ekranin e lakuar, LG G Flex.

Sipas Phandroid thuhet se LG do të debutojë me orën e saj të mençur – LG G Health vitin e ardhshëm, ndërsa dihet se kjo nuk është kompania e vetme e cila po përgatitet të lansojë një orë të tillë në treg, pasi që janë edhe rivalët e saj të mëdhenj sikurse Google dhe Apple, të cilët besohet se janë në përgatitje të prezantimit të një produkti të ngjashëm.

Kompanitë e mëdha sikurse Sony dhe Samsung tashmë i kanë prezantuar orët e tyre të mençura në treg, ndërsa kësaj liste pritet t’i shtohen edhe kompanitë si LG, Apple dhe Google, për ta zgjeruar ofertën e orëve të tilla në tregun global. / Telegrafi /