Site icon Telegrafi

LG do të furnizojë Apple me ekrane OLED për iPhone-ët e 2020

LG është gati të fillojë prodhimin e paneleve OLED në linjën e re të saj E6 në Kore dhe Apple thuhet se shfrytëzoi mundësinë për të shtuar LG në listën e furnizuesve të ekraneve fleksibël OLED për iPhone 2020, duke thyer monopolin e tanishëm të Samsung në këtë çështje.

 

Panelet LG janë përdorur në të kaluarën nga Apple në zëvendësimet e ekranit, por kompania nuk ishte në gjendje të prodhonte vëllimet e kërkuara për prodhimin masiv të Apple.

 

Shtimi i LG-së si një furnizues do t’i lejojë Apple të luajë me më shumë hapësirë, pasi raportet sugjerojnë se Samsung, aktualisht në një pozicion monopoli, po ngarkon deri në 100 dollarë për panelet e përdorura në modelet e iPhone X, Xs dhe Xs Max.

 

LG ende ka më shumë punë për të bërë në optimizimin e prodhimit dhe kapaciteteve të saj për të prodhuar vëllime, por me linjat e reja që fillojnë në tremujorin e tretë, kompania duhet të jetë në gjendje të akomodojë nevojat shtesë të Apple në vitin 2020. /Telegrafi/

Exit mobile version