Telegrafi

LG të bëhet hiti i vitit në Android!

Sipas Chitika-së, modelet e telefonave të LG përbëjnë 10.4% të trafikut të telefonave të mençur Android për SHBA-në në tremujorin e tretë të këtij viti, që paraqet një rritje nga 8.7% sa kishte një tremujor më parë.

Por rritja e LG-së me sa duket nuk ka ardhur në llogari të Samsung, e cila është rritur nga 56.4% në tremjorin e dytë në 57.4% në tremujorin e tretë. Në fakt, LG është rritur në bazë të rënies së markave tjera sikurse Motorola dhe HTC.

Ende mbetet të shihet nëse LG mund ta mbajë këtë momentum për një kohë më të gjatë dhe të bëhet një forcë e vërtetë në tregun e Amerikës së Veriut, sa i përket platformës Android – në fund të fundit, ka pasur shumë “vrasës potencial” të Samsung gjatë viteve që kanë treguar disa shenja të jetës para se të bien përsëri poshtë, dhe ta humbin rëndësinë e tyre në raport me gjigantin jugkorean. (Telegrafi)