Telegrafi

LG sjell reklamën e parë për G6 (Video)

Kanë mbetur vetëm edhe pakë orë para se Galaxy S8 dhe S8+ të bëhen zyrtar, pas një numër spekulimesh të cilat kanë qarkulluar javëve të fundit.

Pas këtij momenti, pritet që kompania koreane të fillojë reklamim të ashpër në mbarë globin, pasi që ka nevojë që S8 të thyejë rekordet, sidomos pasi që pajisjet tjera premium të këtij kalibri nuk po tregohen shumë të suksesshme.

Kjo do të thotë se LG ka vetëm pak orë që të mbajë vëmendjen vetëm për G6. Kështu, kompania tjetër koreane sapo ka shfaqur një video promovuese për TV, e para mbi G6.

Videoja 30 sekondëshe ka për qëllim që ti bëj njerëzit të njohin më shumë telefonin. Kjo reklamë është vetëm e para në serinë e reklamave që do të vijnë. Presim që të shohim më shumë kur G6 do të lansohet në më shumë tregje.