Si pasojë e numrit të dobët të shitjeve, LG ka vuajtur gjatë viteve të fundit shumë humbje dhe nuk ka mundur të bëjë investime të reja, gjë që shpreson se do ta kompensojë me lansimin e telefonave të ri.
Departamenti i telefonave LG kishte humbje të vazhdueshme, por arriti t’i ndalonte shpenzimet, në mënyrë që humbja e parave të jetë sa më e ngadaltë, transmeton Telegrafi.
Sikurse shumica e prodhuesve tjerë edhe departamenti i telefonave në LG, po bazohet në teknologjinë e re që të ndihmojë në rrjedhën e parave.
“Vitin që vjen, LG do të lansojë produkte me 5g dhe telefona të zgjuar me forma të ndryshme faktorësh, në të gjitha tregjet ku qëndrojmë të fortë” thuhet shkurt deklaratën, ku nuk bëhen të ditura detajet.
Deri më tani, shumë pak dihet se çfarë janë “format e ndryshme të faktorëve” që është duke i zhvilluar ky prodhues korean.
Kohë më parë, LG ka thënë se po punon në pajisje të zgjuara që palosen, si dhe telefonë të ri 5G, që kanë edhe një ekran me mundësi që të shkëputet.
Së fundmi, LG ka shpërndarë një njoftim në Twitter, ku bën të ditur se do të merr pjesë me 24 shkurt në Mobile World Congress që zhvillohet në Barcelonë. /Telegrafi/
Save the Date: Sunday, February 24#MWC19 LG Premiere
Follow the evolution: https://t.co/0op6K7SJCi pic.twitter.com/KiNMSgbKUj— LG USA Mobile (@LGUSAMobile) January 23, 2019