LG ka thënë se V10 ka arritur ta bëjë të famshëm edhe një model me ekran të madh, dhe se ka zgjuar interesim në mesin e përdoruesve të rinjë në SHBA.
Rreth 37 e blerësve të V10 janë mes 25 dhe 34 vjeç. LG ia ka atribuuar suksesin e V10 karakteristikave të telefonit të cilat e bëjnë të thjeshtë krijimin dhe shpërndarjen e videove. Por LG ka thënë se edhe profesionistët e rinjë janë ata që e kanë pëlqyer dhe blerë telefonin e ri në masë të madhe.
LG V10 është lansuar zyrtarisht në tetor, dhe telefoni sjell ekranin me 5.7-inç në 2560 x 1440 piksel. Ekrani i dytë i telefonit unik është me 2.1-inç, që ofron mundësi të lehtë për kontrollimin e baterisë dhe orës ndërsa ekrani kryesor është i ndalur.
V10 gjithashtu ofron 4GB RAM si dhe procesorin Snapdragon 808. Kamera e pasme është16MP, e ajo e përparmja vjen me 5MP. (Telegrafi)