Telegrafi

LG shet 16.8 milionë telefona për tre muaj

LG Mobile, që është vetëm një njësi e biznesit të LG Electronics i ka rritur shitjet e telefonave të saj për 39 për qind për tre muajt e fundit të këtij viti, apo 16 për qind në krahasim me tremujorin paraprak.

Kompania koreane ka gjeneruar 4.14 miliardë dollarë në të hyra, ndërsa profiti i saj është 163.16 milionë dollarë. LG Mobile ka thënë se ky ka qenë tremujori më i mirë i kompanisë për 5 vitet e fundit.

LG G3 është modeli i fundit i telefonit të kompanisëLG Mobile, edhe pse sipas raportit, suksesi kryesor i kompanisë ka ardhur nga modelet tjera mesatare dhe më të lira.

LG Mobile thotë se pret që ta "forcojë pozicionin e saj në tregun e telefonave të mençur mobil me modelet e reja të G Series dhe L Series III, pavarësisht se tregu mobil po bëhet gjithnjë e më konkurrues. (Telegrafi)