Site icon Telegrafi

LG shet 15.4 milionë telefona për tre muajt e parë të 2015

LG pati shitur 15.5 milionë njësi të telefonave të saj në tremujorin paraprak, kështu që shitjet e kompanisë mund të llogaritet se kanë pasur një rënie të vogël.

LG ka arritur t’i rrisë shitjet me 26 për qind gjatë të njëjtës periudhë në vitin 2014 dhe ka krijuar një rritje të madhe në SHBA prej 66 për qind gjatë vitit të kaluar.

Kompania kishte të ardhurat totale për tremujorin e parë të vitit që arrinin në 3.27 miliardë dollarë, sipas kursit aktual të këmbimit.
LG sapo e ka prezantuar modelin e saj të ri të telefonit, LG G4 i cili do të dal në shitje muajin e ardhshëm.

Pritjet janë që ky model do ta ndihmojë kompaninë të rris shitjet e telefonave në tremujorin e ardhshëm. (Telegrafi)
 

Exit mobile version