Telegrafi

LG shet 10 milionë telefona LTE

Edhe pse rivali i saj Samsung kishte njoftuar se ka arritur të shesë më shumë se 30 milionë njësi të Samsung Galaxy S III dhe pret që të arrijë në 100 milionë me shitjet e saj, suksesi i LG është i dukshëm, duke marrë parasysh se kjo shifër është dyfishi i asaj që kompania kishte planifikuar të arrijë në gusht të vitit 2012. 

Ndërsa, nëse merret parasysh se LG së fundmi ka lansuar edhe modelin e saj të ri, LG Optimus G, edhe në 50 vende të ndryshme të botës, shifrat e saj mund të rriten shumë shpejtë, për tu ndjerë edhe më mirë nga lideri Samsung.

LG është duke synuar që të dyfishojë pjesëmarrjen e saj në treg me telefonat LTE, prandaj edhe është duke planifikuar të prezantojë edhe disa modele të reja në tregjet në zhvillim. Për ta ndjekur këtë drejtim, LG së fundmi ka lansuar modelet si LG Optimus F7 dhe LG Optimus F5. / Telegrafi /