Telegrafi

LG së shpejti vjen me LG G3

videon nxitëse për LG G3, kompania ka vënë një fokus të madh në kamerën e pasme të telefonit, e cila pritet të jetë me 13MP dhe OIS+, funksion me të cilin LG ka debutuar në LG G Pro 2.

LG G3 pritet të sjell edhe dy versione sa i përket memories së brendshme, njërin me 16GB dhe tjetrin me 32GB. I pari besohet se do të paketojë edhe 2GB RAM, ndërsa versioni me 32GB memorie do të mbështetet nga 3GB RAM.

Bateria e LG G3 pritet të jetë me 3,000mAh, me 1W output për zërin. LG G3 me siguri se do të jetë njëri ndër modelet më të kërkuara të verës, pasi lansimi i këtij modeli pritet të bëhet më 27 maj, për të sjell disa karakteristika të avancuara me kosto më të ulët sesa modelet tjera rivale. / Telegrafi/