Me sa duket, kjo pritet të ndodhë gjatë muajit janar të vitit të ardhshëm. Pas kësaj, pritet që kompanitë të fillojnë shpërndarjen dhe shitjen e ekraneve të tyre OLED, përkatësisht në tre-mujorin e dytë të vitit 2012.
Kompanitë e njohura të televizorëve dhe ekraneve me teknologji të fundit, presin që të përfitojnë në kohë, duke i materializuar qëllimet e tyre para Lojërave Olimpike të vitit të ardhshëm.
Mirëpo, ajo që është bërë e ditur nga drejtori i LG’së, Kwon Young-Soo është fakti se sasia e tyre do të jetë e limituar, dhe shitja do të bëhet vetëm në tregje të caktuara. / Telegrafi /