Telegrafi

LG rrit shitjet e telefonave për 25 për qind

Tani, sipas një raporti të fundit të publikuar thuhet se LG ka parë një rritje të shitjeve nga telefonat e saj për rreth 25 për qind në 2014.

Sipas analistëve të tregut, shitjet e LG u rritën me 25 për qind në vitin 2014, dhe kompania pritet të ketë deri në 59.6 milionë njësi të telefonave të mençur të shitur në 2014.

LG arriti të shiste një total prej 47.6 milionë njësive të telefonave në 2013, kështu që në 2014 masa e rritjes ka arritur në 25 për qind.

LG ka parë rritje në shitje të telefonave edhe gjatë disa viteve të fundit, përkatësisht në 2011 kompania ka shitur rreth 20 milionë pajisje, në 2012 ajo kishte shitur rreth 26.3 njësi të telefonave.

Shitjet e pajisjeve mobile të LG pritet të rriten edhe më tej në 2015, me LG G4 dhe modelet tjera që pritet të paraqiten në treg. (Telegrafi)