Telegrafi

LG Q7 me kamerë të re, të avancuar!

Në pjesën e përparme, LG Q7 përmban një kamerë me 5MP me një lente 100-shkallë Super Wide Angle që kap më shumë sfond ose më shumë miq. I ri në LG Q7 është modaliteti portret që lejon përdoruesit të marrin foto selfi me efektin e këndshëm bokeh. Kamera e Q7 posedon fokusin që kap 23 për qind më shpejt se fokusi automatik tradicional.

LG gjithashtu përfshiu QLens në Q7 të ri, një tipar AI i kamerës deri tani vënë në dispozicion vetëm në celularët premium të LG. Duke përdorur teknologjinë Intelegjencës Artificiale për njohjen e imazhit, QLens u lejon përdoruesve të përdorin kamerën për të përmirësuar kërkimin e imazhit dhe përvojën e blerjes në internet.

Kapni ndonjë artikull me QLens dhe merrni informata se ku mund të blini produktin online si dhe rekomandimet e artikujve të ngjashëm. QLens gjithashtu mund të kryejë një kërkim të imazhit për të parë imazhe përputhëse ose të ngjashme me ushqimin, veshmbathjen, të famshmit ose monumentet e tilla si ndërtesat dhe statujat.

Q7 do të jetë i gatshëm në tri konfigurime: Q7, Q7+ dhe Q7α dhe vijnë në çmime të ndryshme, varësisht prej regjionit gjeografik dhe tregut.