Site icon Telegrafi

LG prodhon robotin që përmes inteligjencës artificiale monitoron shtëpinë

Kompania teknologjike, LG, ka prodhuar një robot me dy këmbë, i cili fuqizohet nga Inteligjenca Artificiale (Al).

Roboti pritet të debutojë në Panairin e Konsumatorëve Elektronik në Las Vegas, në vitin 2024.

Ashtu si asistentët Alexa dhe HomePod i Apple, edhe roboti i LG ka aftësi të ndryshme, si njohja e fytyrave, zërave, dhe të sigurojë informacione mbi motin.

I mundësuar nga platforma Robotics RB5 e Qualcomm, roboti është i pajisur me një kamerë të vendosur në fytyrën e tij, një altoparlant dhe sensorë të ndryshëm që i ndihmojnë të lëvizë, të flasë, dhe të dëgjojë.

Ai gjithashtu mund të masë temperaturën dhe cilësinë e ajrit, të gjurmojë kafshët shtëpiake, dhe të veprojë si “roje”, duke informuar pronarin nëse ka lëvizje gjatë kohës që ai nuk është në shtëpi.

Çmimi për robotin e ri të LG, ende nuk është bërë i ditur. /Telegrafi/

Exit mobile version