Telegrafi

LG prezanton tre tabletë të linjës G Pad

Modelet e reja të tabletëve vijnë në madhësi të ndryshme të ekranit, dhe sjellin karakteristika të ngjashme me ato të tabletit të saj me ekranin prej 8.3 inç.

Modeli i parë i tabletit është G Pad 7.0, i cili është menduar të mbahet me një dorë të vetme, dhe të shërbejë sikurse “argëtim në lëvizje”, pasi që mundëson fuqi dhe portabilitet.

Modeli tjetër është G Pad 8.0, i cili ofron përvojë shumë të mirë multimediale dhe multi-tasking gjatë gjithë kohës. I fundit është modeli me ekranin më të madh, G Pad 10.1, por edhe baterinë më të mirë.

Megjithatë, LG nuk ka dhënë shumë detaje për çmimin, kohën e lansimit në treg, apo specifikave të sakta, edhe pse këto detaje pritet të bëhen publike shumë shpejtë. /Telegrafi/