Modeli i ri i televizorit me 55 inç është prezantuar në një ngjarje mediale në Korenë e Jugut. Siç mund të shihet, televizori i ri vendoset në mur në mënyrë shumë fleksibile sikurse një ngjitës i hollë prej magneti siç shumica i vendosin në frigoriferë.
Televizori i ri 55-inç OLED TV nga LG nuk është vetëm jashtëzakonisht i hollë dhe fleksibil, sepse i njëjti është gjithashtu shumë i lehtë dhe peshon vetëm 1.9kg.
Modeli aktual i televizorit të LG me 55-inç në OLED është 4.3mm i trashë, kështu që kompania ka prezantuar tani një avancim mjaft të rëndësishëm në këtë aspekt. (Telegrafi)