Telegrafi

LG prezanton tabletin e saj G Pad 8.3

Modeli i ri i tabletit të LG-së është në linjë të njëjtë me telefonin e fundit të lansuar nga kompania LG G2, ndërsa për G Pad 8.3, LG pretendon se është tableti i parë 8 inçësh ekranin e ndjeshëm në prekje me rezolucionin 1920 x 1200 WUXGA (Widescreen Ultra Extended Graphics Array) në Full HD.

Për më shumë, LG G Pad posedon edhe baterinë me 4,600mAh, Android Jelly Bean 4.2.2, procesorin 1.7 GHz quad-core Snapdragon 600 me 2GB RAM.

LG G Pad është vetëm 8.33mm i hollë, dhe person 338 gram. Performancat softuerike përfshijnë edhe teknologjinë QPair dhe QSlide, që i lejon përdoruesit të pranojnë dhe dërgojnë mesazhe nga telefonat Android me Jelly Bean dhe tabletët e tjerë G Pad.
G Pad 8.3 do të jetë në dispozicion në treg global në tremujorin e fundit të vitit, në versionin me 16GB. / Telegrafi /